Të Gjitha Aktivitetet

Social Audit of the Project “Construction of Irrigation Channels and Dams” in Shishman Village

Projekti komunal “Ndërtimi i Kanaleve të Ujitjes dhe Pendave” në Fshatin Shishman u inspektua nga afër nga qytetarët

Auditimi social për projektin “Ndërtimi i Kanaleve të Ujitjes dhe Pendave” në fshatin Shishman u realizua për të vlerësuar cilësinë e punimeve, përputhshmërinë me dokumentacionin teknik dhe ndikimin e projektit në komunitet. Ky projekt është me rëndësi për përmirësimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore, duke mbështetur fermerët në menaxhimin e ujit për prodhimin bujqësor.

Procesi përfshiu një vizitë në terren më 18 nëntor 2024, në vendin e ndërtimit të pendës në fshatin Shishman. Ekipi i përbërë nga përfaqësues të Rrjetit Qeliza, KDI, ekspertë të ndërtimtarisë dhe anëtarë të komunitetit inspektuan nga afër punimet. Njëkohësisht, u shqyrtua dokumentacioni përkatës për të siguruar që të gjitha pozicionet e kontratës ishin zbatuar sipas marrëveshjes mes komunës dhe të kontraktuarit.

Lexo Më Shumë
Social Audit for the Rehabilitation of the Canal near “Xhemajl Kada” School in Pejë

Auditimi Social për Sanimin e Kanalit pranë Shkollës “Xhemajl Kada” në Pejë

Në kuadër të projektit “Promovimi i Aktivizimit të Gjelbër Komunitar në Kosovë,” është realizuar një auditim social për monitorimin e zbatimit të kontratës publike “Hapja, ndërtimi dhe sanimi i kanalit vërshues prej shkollës ‘Xhemajl Kada’ (furra Husaj) deri te kanali atmosferik Fidanishte dhe Dulia.” Ky proces synon të informojë qytetarët mbi mënyrën se si realizohet auditimi social dhe të theksojë rëndësinë e llogaridhënies nga institucionet publike. Përmes aktiviteteve të tilla, promovohet transparenca dhe angazhimi qytetar në vendimmarrje për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mbrojtjen e mjedisit.

Lexo Më Shumë
Lake Batllava at risk of pollution: Residents and NGOs call for urgent intervention

Liqeni i Batllavës në rrezik nga ndotja: Kërkohet ndërhyrje urgjente

Liqeni i Batllavës, burimi kryesor i ujit të pijshëm për rreth 40% të qytetarëve të Kosovës, përfshirë banorët e Prishtinës, po përballet me ndotje nga mbeturinat dhe ujërat e zeza që derdhen nga fshatrat përreth. Në fshatin Orllan, vetëm 35% e shtëpive janë të lidhura me kolektorin e ujërave të zeza, i cili është jofunksional, ndërsa impianti për trajtimin e ujërave të zeza nuk ka funksionuar kurrë. Në anën tjetër, vetëm një punëtor nga Komuna e Podujevës angazhohet për pastrimin e bregut të liqenit.

OJQ “EKOVIZIONI” dhe banorët kërkojnë funksionalizimin e kolektorit të ujërave të zeza dhe shtimin e ekipeve për pastrimin e liqenit. Megjithatë, Komuna e Podujevës dhe Ministria e Mjedisit ende nuk kanë ofruar një plan konkret për adresimin e këtyre problemeve. Aktivistët dhe qytetarët apeluan për ndërhyrje urgjente, duke paralajmëruar se nëse nuk merren masa, cilësia e ujit dhe ekosistemi i liqenit mund të rrezikohen. 

https://www.youtube.com/watch?v=ofb0QuWqV2w 

Lexo Më Shumë
Degradation of the Nerodime River in Kaçanik

Degradimi i lumit Nerodime në Kaçanik

Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi po ndjek nga afër përmbushjen e premtimeve të kryetarit të Komunës së Kaçanikut për pastrimin dhe mirëmbajtjen e lumit.

Ndërsa pastrimet periodike të organizuara nga Komuna e Kaçanikut dhe MMPHI-ja vlerësohen si një hap pozitiv, Gjethi thekson se këto veprime nuk trajtojnë rrënjët e problemit të ndotjes. Komuna e Kaçanikut, nga ana tjetër, ka deklaruar se çdo vit organizon pastrimin e shtratit të lumit Nerodime dhe se planifikon rregullimin e tij në të ardhmen me mbështetje të MMPHI-së, si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e mjedisit. Në të njëjtën kohë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka bërë të ditur se është duke realizuar pastrimin e lumit Nerodime në drejtim të Ferizajt, në një gjatësi prej 12 kilometrash.

Gjethi mirëpret këto përpjekje, por thekson se ato duhet të shoqërohen me masa më të qëndrueshme dhe efektive për të ndaluar ndotjen në burim. Organizata apelon për vendosjen e sanksioneve ndaj ndotësve dhe zbatimin e masave parandaluese, duke theksuar se vetëm veprime konkrete dhe të vazhdueshme mund të sigurojnë mbrojtjen afatgjatë të lumit dhe mjedisit në përgjithësi.

Gjeni videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=4_Nv8Mb53ZQ 

Lexo Më Shumë
Pollution of the

Ndotja e Lumit "Klina" në Llaushë

Lumi "Klina" në fshatin Llaushë të Skenderajt po përballet me ndotje të rëndë nga mbeturinat, ujërat e zeza dhe ndotës të tjerë. Për të trajtuar këtë çështje mjedisore, organizata IQS, në bashkëpunim me KDI, ka ndërmarrë një iniciativë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Në kuadër të kësaj nisme, u vizitua lumi ku gjendja ishte e rëndë nga ndotja dhe pastaj u vizitua edhe Drejtoria e Inspeksioneve të Komunës së Skenderajt, ku zyrtarët shpjeguan se po shqiptohen gjoba ndaj ndotësve dhe se mbikëqyrja e lumit do të vazhdojë. Ata theksuan se është e domosdoshme që qytetarët të jenë të vetëdijshëm dhe të mos hedhin mbeturina në lumë apo në hapësira publike. Ky angazhim synon të krijojë kushte më të pastra dhe më të shëndetshme për komunitetin, duke siguruar një mjedis më të sigurt për të gjithë.

Videon mund ta gjeni këtu: https://www.youtube.com/watch?v=0Lw7pJAD83M&t=3s 

Lexo Më Shumë

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?