Të Gjitha Aktivitetet

River Trepça Filled with Waste

Lumi Trepça i Mbushur me Mbeturina

Mitrovica po përballet me një problem të madh mjedisor, ndotjen e rëndë të Lumit Trepça, i cili është i mbushur me mbeturina, ujëra të zeza dhe ndotës të tjerë. Për të adresuar këtë çështje, organizata Mundesia, në bashkëpunim me KDI, ka marrë iniciativën për të kërkuar zgjidhje të qëndrueshme dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Për të kërkuar një sqarim dhe për të diskutuar mundësitë e zgjidhjes, u vizitua Drejtori i Drejtorisë së Ambientit të Komunës së Mitrovicës, Egzon Sadiku. Gjatë takimit, Drejtori theksoi se vetëdijesimi i qytetarëve është një hap thelbësor për zgjidhjen e këtij problemi, duke kërkuar që qytetarët të mos hedhin mbeturina në lumë dhe në ambiente të tjera publike. Ai gjithashtu njoftoi se Drejtoria e Mjedisit ka ndërmarrë masa për të penalizuar ndotësit, duke vendosur gjoba deri në 500 euro.

Si një masë më të qëndrueshme, Komuna ka planifikuar vendosjen e pengesave brenda lumit për të mbledhur mbeturinat dhe për të lehtësuar procesin e pastrimit nga ekipet përgjegjëse. Këto hapa synojnë të përmirësojnë gjendjen e mjedisit dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e resurseve natyrore të qytetit.

Videon mund ta gjeni këtu:  https://www.youtube.com/watch?v=N6-Jaj3d-EY

Lexo Më Shumë
The problem with the open sewage system near the roundabout connecting Muharrem Fejza Street with C Street.

Problemi i kanalizimit të hapur pranë rrethrrotullimit që lidh rrugën Muharrem Fejza me rrugën C

Një problem i madh për banorët e zonës pranë rrethrrotullimit që lidh rrugën "Muharrem Fejza" me rrugën C ka shqetësuar qytetarët për një periudhë të gjatë. Kanalizimi i hapur, që shpërndan ujëra të zeza në sipërfaqe, ka krijuar kushte të vështira jetese për ata që banojnë aty, duke përhapur erëra të padurueshme dhe duke rrezikuar shëndetin publik.

KDI, në bashkëpunim me partnerin e saj lokal, QPA, kanë marrë iniciativën për të adresuar këtë problem të rëndësishëm dhe për të kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme. Së bashku me median Nacionale, u kërkua një sqarim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës për situatën.

Pas shqyrtimit të situatës, autoritetet komunale kanë siguruar se do të ndërmerren masa urgjente për të mbyllur kanalizimin e hapur dhe për të pastruar zonën, duke e kthyer atë në një ambient të sigurt për kalimtarët dhe banorët.

KDI dhe QPA do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër zgjidhjen e këtij problemi, për t'u siguruar që ndërhyrja e komunës të realizohet siç është premtuar dhe në interes të qytetarëve.

Videon mund ta gjeni në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=q7g3jb15_7w 

 

Lexo Më Shumë
Visit to the Location of the

Vizitë në lokacionin e projektit "Rregullimi i shkallëve për te Guri i Shpuar" në Kaçanik

Në kuadër të auditimit social të projektit "Rregullimi i Shkalleve për te Guri i Shpuar" në Kaçanik, ekipi i grupit të auditimit, i përbërë nga anëtarë të komunitetit dhe përfaqësues të OJQ-së Gjethi, u realizua një vizitë në lokacionin e projektit për të vlerësuar progresin e implementimit të tij.

Gjatë vizitës, u bënë matje të detajuara dhe u zhvilluan diskutime rreth zhvillimit të punimeve. Grupi Auditues, së bashku me përfaqësuesit e KDI-së, shqyrtuan idenë e projektit dhe paraqitën disa propozime për përmirësimin e mangësive të identifikuara. Gjetjet dhe propozimet do të inkorporohen në metodologjinë raportuese të cilat do t'i dorëzohen të gjitha palëve të përfshira në këtë proces.

 

Lexo Më Shumë
Shkugëza Park in Environmental Crisis

Parku i Shkugëzës në një krizë mjedisore

Parku i Shkugëzës, një zonë e mbrojtur që përmban biodiversitet të pasur dhe peizazhe unike, po përballej me një krizë të rëndë mjedisore. Lumi brenda parkut ishte kthyer në një grumbull mbeturinash, pylli po përballej me ndotje të përhapur dhe prerje të paligjshme të drunjve, ndërsa ujërat e zeza të restoranteve paraqisnin rrezik për ndotjen e burimeve nëntokësore. Qytetarët ishin të shqetësuar për ndotjen që kishte shkatërruar këtë zonë.

Pas vizitës dhe raportimit të situatës nga Rrjeti Qeliza dhe KDI bashkë me komunitetin, Komuna ndërhyri me një aksion të pastrimit të mbeturinave. Ky hap i parë shënon një përpjekje drejt rivitalizimit të Parkut të Shkugëzës, megjithatë, qytetarët dhe aktivistët kërkojnë veprime afatgjata për ruajtjen e vlerave të tij unike mjedisore.

Gjeni videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=8eRVtBbbuLI&t=10s 

Lexo Më Shumë
test

Komuniteti në Rahovec po e monitoron pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave

 

Një grup prej 6 aktivistësh – ambientalistë, profesorë, qytetarë dhe përfaqësues të Policisë – janë mobilizuar për të mbikëqyrur kontratën e pastrimit të deponive ilegale në Rahovec! Gjatë inspektimeve në fshatrat e Rahovecit, ata verifikuan se deponia në Hoqë të Madhe është ende plot mbeturina, ndërsa pjesa tjetër në Brestovc, Opterushë, si dhe rrugës për Suharekë është pastruar. Ky auditim social synon monitorimin e projekteve të gjelbra për përmirësimin e shërbimeve dhe përfshirjen e komunitetit! Ndryshe, SHL-Kosova ka nisur një auditim social për kontratën "Pastrimi i deponive ilegale në Rahovec, rruga për Malishevë dhe Suharekë" (Nr. 623-23-13129-2-1-1), i zbatuar nga komuna e Rahovecit.

 

 

 

Lexo Më Shumë

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?