Image

Vlerësimi i Projektit për Parqe dhe Kënde të Lojërave për Fëmijë në Lipjan

Në kuadër të projektit Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër në Komunitet, një grup qytetarësh të angazhuar në auditimin social ka realizuar një vizitë në terren për të vlerësuar kontratën 613-022-052-521. Kjo kontratë përfshin ndërtimin e parqeve dhe këndeve të lojërave për fëmijë në hapësirat gjelbëruese të shkollave fillore në disa fshatra të Komunës së Lipjanit, përfshirë Kraishtë, Gllogovc, Rubovc, Bujan, Medvec, Topliqan, Krojmir, Baicë, Shalë, Magure, Puturovc, Smallushë, Llugaxhi, Babush i Muhaxherëve, Banullë dhe Dobrajë e Madhe.
Qëllimi i këtij projekti është krijimi i hapësirave të gjelbëruara dhe këndeve të lojërave që sigurojnë një mjedis të përshtatshëm dhe stimulues për fëmijët, duke mbështetur zhvillimin e tyre fizik, shoqëror, emocional dhe intelektual. Përveç përfitimeve për fëmijët, projekti kontribuon në përmirësimin e gjelbërimit dhe krijimin e hapësirave publike më të shëndetshme për komunitetin.
Si pjesë e auditimit social, u realizuan 2 vizita në terren në shkollat e fshatrave Rubovc dhe Llugaxhi. Gjatë vizitave, u vlerësua zbatimi i projektit, përputhshmëria me kontratën dhe ndikimi i tij në krijimin e një mjedisi të gjelbër dhe të përshtatshëm për fëmijët. Të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga procesi do t’i adresohen Komunës së Lipjanit për përmirësime të mëtejshme në zbatimin e projekteve. 

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?