Të Gjitha Aktivitetet

PODCAST: Sewage Discharge into the Rivers- A mindset that must be stopped!

PODCAST: Derdhja e ujërave të zeza në lumenj – një mendësi që duhet ndalur!

Në episodin më të ri të podcast-it të KDI-së, Selvije Kurti dhe Ardian Muçaj sjellin një bisedë të hapur mbi gjendjen alarmante të lumenjve në Kosovë dhe domosdoshmërinë e trajtimit të ujërave të ndotura.

Duke u mbështetur në hulumtime, vizita në terren dhe takime me institucionet, ata tregojnë se si lumenjtë po shndërrohen në kanale të ujërave të ndotura dhe se si vonesat në ndërtimin e impianteve të trajtimit po e thellojnë këtë krizë. Aktualisht, vetëm 11% e ujërave të zeza trajtohen në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër derdhet drejtpërdrejt në lumenj.

 

Ky podcast është një thirrje për veprim institucional dhe qytetar për të adresuar urgjentisht krizën e ndotjes së ujërave në Kosovë dhe për të përshpejtuar ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, me qëllim mbrojtjen e lumenjve dhe shëndetit publik.

 

Për më shumë ndiqni Podcast-in këtu: https://youtu.be/6YDvQxMA-_o 

Lexo Më Shumë
Social Auditing in Kosovo Municipalities: Findings and Lessons from 12 Green Projects in 12 Municipalities of Kosovo

Qytetarët auditojnë komunat: Gjetjet dhe mësime nga 12 projekte të gjlebra në 12 komunat e Kosovës

Auditimi Social ka vënë në fokus 12 projekte të gjelbra në 12 komuna të Kosovës, duke shfaqur mangësi të theksuara në menaxhimin e projekteve publike.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Aleancën për Qytetarin Transparente (AQT) dhe me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, ka realizuar një auditim social në 12 komuna të Kosovës gjatë periudhës nëntor 2024 – qershor 2025. Ky proces synoi të vlerësonte mënyrën se si menaxhohen projektet publike dhe përdoren taksat e qytetarëve.

Auditimi është zhvilluar në këto komuna: Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Lipjan, Kamenicë, Kaçanik, Rahovec, Skenderaj, Graçanicë dhe Pejë. Përmes këtij procesi u angazhuan qytetarët dhe organizatat partnere për të monitoruar nga afër realizimin e projekteve, me qëllim të nxjerrjes në pah të problemeve dhe praktikave që ndikojnë në qeverisjen lokale.

Nga ky auditim janë identifikuar probleme të mëdha sa i përket menaxhimit të projekteve publike dhe përdorimit të taksave të qytetarëve. Janë vërejtur mungesa serioze në planifikim, të cilat shpesh kanë sjellë vonesa ose ndryshime gjatë zbatimit të projekteve. Poashtu, është vënë re një mbikëqyrje e dobët institucionale, e cila ka krijuar hapësirë për gabime, keqmenaxhim dhe vonesa në  zbatim të  projekteve në pë r komuna.

Për më shumë detaje mbi gjetjet dhe rekomandimet e këtij procesi në për secilën komunë, ju ftojmë të lexoni inforgrafikat e bashkëngjitur.

Infografikat - Auditimi Social - Cfare kemi gjetur ne komunat e Kosoves.

Lexo Më Shumë
Degradation of National Park “Bjeshkët e Nemuna”

Degradimi i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” po përballet me ndotje alarmante nga mbeturinat që hidhen në mënyrë të pakontrolluar nga biznese dhe qytetarë të pandërgjegjshëm. Përveç mbeturinave të zakonshme, në këtë zonë mbrojtur hidhen edhe mbetje inerte dhe orendi shtëpiake, duke dëmtuar rëndë mjedisin dhe ekosistemin e pasur të parkut. Organizata Syri i Vizionit, partnere e KDI-së, ka trajtuar këtë çështje përmes një videoje që sjell pamje shqetësuese dhe thirrje për veprim për mbrojtjen e Parkut Kombëtar nga degradimi i mëtejshëm.

 

Për më shumë gjeni videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=FjJ0B3LC63g 

Lexo Më Shumë
Social Audit in Gjakova Uncovers Technical Violations in the Construction of the Irrigation Canal

Auditimi social në Gjakovë zbulon shkelje teknike në ndërtimin e kanalit të ujitjes

Në nëntor 2024 dhe maj 2025, Rrjeti Qeliza dhe KDI, së bashku me ekspertë të ndërtimtarisë dhe anëtarë të komunitetit, realizuan një vizitë në terren për të inspektuar zbatimin e projektit “Ndërtimi i kanaleve të ujitjes dhe pendave të ujit për fermerët” në fshatin Shishman të Komunës së Gjakovës. Ky projekt, i cili synon përmirësimin e sistemit të ujitjes për tokat bujqësore dhe rritjen e produktivitetit për fermerët lokalë, është pjesë e kontratës me numër 632-22-14081-5-2-1/C690. Kontrata është nënshkruar më 30 mars 2023 dhe kishte një afat prej 24 muajsh për përfundimin e të gjitha punimeve.

Gjatë inspektimit u identifikua një mangësi serioze në zbatimin e projektit: mungesa e fugave të dilatimit në murin e betonit përgjatë gjithë kanalit. Sipas specifikimeve të kontratës, këto fuga duhej të vendoseshin çdo 12 metra për të mundësuar lëvizjen e kontrolluar të strukturës, si pasojë e zgjerimit të betonit në temperaturat e larta të verës dhe tkurrjes në temperaturat e ulëta të dimrit. Për shkak të moszbatimit të kësaj kërkese teknike të përfshirë në kontratë, muri ka filluar të çahet në disa pjesë, duke rritur rrezikun për dëmtime të pariparueshme nëse nuk ndërhyhet menjëherë.

Rekomandimet për Komunën e Gjakovës:

  • Riparimi i murit të çarë dhe vendosja e fugave të dilatimit sipas specifikimeve teknike.
  • Rritja e mbikëqyrjes gjatë fazave të ndërtimit për të shmangur mangësi të tilla.
  • Sigurimi dhe publikimi i dokumentacionit teknik dhe inspektimeve.
  • Zbatimi i rreptë i standardeve ndërtimore në projektet e ardhshme.

Për më shumë gjeni videon: https://www.youtube.com/watch?v=xSRmiFR7D5M 

Lexo Më Shumë
Monitoring of the Construction of Bus Shelters in the Municipality of Kamenica

Monitorimi i Ndërtimit të Pritoreve të Autobusëve në Komunën e Kamenicës

KDI në bashkëpunim me OJQ-në “Fortesa”, ka përfunduar një monitorim të detajuar të kontratave publike që lidhen me ndërtimin e pritoreve të autobusëve në Komunën e Kamenicës. Gjetjet e dala nga ky monitorim ngrenë shqetësime serioze për mënyrën e menaxhimit të kontratave, zvarritjen e zbatimit dhe mungesën e arsyetimeve për ndryshimet drastike në volum dhe çmime të projekteve.

Kontrata e parë për ndërtimin e 6 pritoreve të autobusëve ishte nënshkruar më 17 nëntor 2023 me kompaninë “Nika Pro ing SHPK”, me afat përfundimi prej vetëm 45 ditësh. Megjithatë, për shkak të vonesave të mëdha, Komuna vendosi ta shkëpusë kontratën më 22 korrik 2024, pas plot 7 muajsh. Në këtë periudhë, kontraktori kishte nisur punimet vetëm në dy lokacione, ndërsa në terren u vërejtën materiale të lëna në mënyrë të pakontrolluar dhe kabllo elektrike të paizoluara, çka përbënte rrezik serioz për qytetarët.

Kontrata e ritenderuar, e nënshkruar më 26 nëntor 2024, përfshin vetëm 2 lokacione (Kamenicë dhe Topanicë), në vend të 6 lokacioneve të parapara fillimisht. Vlera e saj është 47,614.62 euro, shumë afër me vlerën e kontratës së parë (50,000 euro), ndonëse volumi i punëve është reduktuar dukshëm. Komuna nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për këtë mospërputhje.

Një tjetër shqetësim i ngritur është ndryshimi drastik në çmimet e produkteve të kontraktuara. Për shembull, në kontratën fillestare, çmimi për një ekran vertikal të jashtëm ishte 350 euro, ndërsa në kontratën e re – me të njëjtat karakteristika – është paraparë të kushtojë 4,500 euro.

Pavarësisht se afati për përfundimin e punimeve të kontratës së dytë është më 26 maj 2025, vizitat në terren të kryera më 20 mars dhe 15 prill kanë treguar se punimet janë ende në fazën fillestare. Janë vendosur vetëm çatitë dhe bazat e ulëseve nga betoni.

Gjetjet dhe rekomandimet e këtij monitorimi do t’i dërgohen Komunës së Kamenicës në një raport të detajuar, me qëllim përmirësimin e menaxhimit të kontratave publike dhe rritjen e transparencës ndaj qytetarëve.

Ky rast nënvizon nevojën për mbikëqyrje të rreptë të zbatimit të projekteve publike, përfshirë respektimin e afateve, sigurinë në terren dhe arsyetimin e qartë të shpenzimeve publike.

Për më shumë gjeni videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=z2psVrzjEtc  

Lexo Më Shumë

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?