Të Gjitha Aktivitetet

Evaluation of the River Klina Cascades Project in Skenderaj

Vlerësimi i Projektit për Rregullimin e Kaskadave të Lumit Klina në Skenderaj

Në kuadër të projektit Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër në Komunitet, një grup qytetarësh të angazhuar në auditimin social ka realizuar një vizitë në terren për të vlerësuar kontratën 634-23-8207-5-2-1/C430 në Komunën e Skenderajt. Projekti përfshin rregullimin e kaskadave të lumit Klina, përkatësisht në fshatin Tushilë, ku është vendosur muri në lum.

Qëllimi i këtij projekti ka qenë ndërtimi i një muri mbrojtës përgjatë një pjese të lumit, për të mbrojtur rrugën nga shembjet, pasi zona është dëmtuar nga vërshimet e Janarit 2023. Projekti gjithashtu ka përfshirë pastrimin e hapësirës ku është ndërtuar muri dhe vendosjen e zhavorit për stabilizim të terrenit.

Si pjesë e auditimit social, vizita në terren u fokusua në vlerësimin e zbatimit të projektit, përputhshmërinë me kontratën dhe ndikimin e tij në mbrojtjen e infrastrukturës lokale dhe përmirësimin e sigurisë për komunitetin. Ky auditim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt promovimit të transparencës dhe përfshirjes së komunitetit në monitorimin e projekteve publike. Të gjeturat dhe rekomandimet mbi vlerësimin nga auditmi social do të ndahen me Komunën e Skenderajt.

Lexo Më Shumë
Evaluation of the Parks and Playgrounds Project for Children in Lipjan

Vlerësimi i Projektit për Parqe dhe Kënde të Lojërave për Fëmijë në Lipjan

Në kuadër të projektit Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër në Komunitet, një grup qytetarësh të angazhuar në auditimin social ka realizuar një vizitë në terren për të vlerësuar kontratën 613-022-052-521. Kjo kontratë përfshin ndërtimin e parqeve dhe këndeve të lojërave për fëmijë në hapësirat gjelbëruese të shkollave fillore në disa fshatra të Komunës së Lipjanit, përfshirë Kraishtë, Gllogovc, Rubovc, Bujan, Medvec, Topliqan, Krojmir, Baicë, Shalë, Magure, Puturovc, Smallushë, Llugaxhi, Babush i Muhaxherëve, Banullë dhe Dobrajë e Madhe.
Qëllimi i këtij projekti është krijimi i hapësirave të gjelbëruara dhe këndeve të lojërave që sigurojnë një mjedis të përshtatshëm dhe stimulues për fëmijët, duke mbështetur zhvillimin e tyre fizik, shoqëror, emocional dhe intelektual. Përveç përfitimeve për fëmijët, projekti kontribuon në përmirësimin e gjelbërimit dhe krijimin e hapësirave publike më të shëndetshme për komunitetin.
Si pjesë e auditimit social, u realizuan 2 vizita në terren në shkollat e fshatrave Rubovc dhe Llugaxhi. Gjatë vizitave, u vlerësua zbatimi i projektit, përputhshmëria me kontratën dhe ndikimi i tij në krijimin e një mjedisi të gjelbër dhe të përshtatshëm për fëmijët. Të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga procesi do t’i adresohen Komunës së Lipjanit për përmirësime të mëtejshme në zbatimin e projekteve. 

Lexo Më Shumë
The Issue of Wastewater in the Villages of Kamenica

Problemi i ujërave të zeza në fshatrat e Kamenicës

Banorët e fshatrave Kopernicë, Koretin dhe Karaçevë prej vitesh përballen me kundërmimin e rëndë të shkaktuar nga derdhja e ujërave të zeza. Ky problem mjedisor ka qenë shqetësim i vazhdueshëm për komunitetin lokal. Komuna e Kamenicës ka njoftuar se punimet në kolektorin e ujërave të zeza në fshatin Koretin do të përfundojnë gjatë pranverës, duke sjellë një zgjidhje për këtë problem të kahershëm.

OJQ "Fortesa" ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e kësaj çështjeje përmes thirrjeve publike, takimeve me komunitetin dhe pjesëmarrjes aktive në dëgjime buxhetore, duke shtyrë autoritetet drejt veprimeve konkrete.

Gjeni videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=cZv2x0HCowg

 

Lexo Më Shumë
Promoting Green Activism: Social Audit in Prishtina

Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër: Auditimi Social në Prishtinë

Në kuadër të projektit Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër në Komunitet, ka nisur procesi i auditimit social në 12 Komuna të Kosovës, që ka për synim vlerësimin e zbatimit të projekteve të gjelbra në terren dhe përfshirjen e komunitetit në këtë proces.
Një grup qytetarësh dhe aktivistësh të angazhuar në auditimin social kanë marrë pjesë në vlerësimin e projektit për bicikletat në Prishtinë. Ky grup ka vizituar stacionet e biçikletave, ka shqyrtuar specifikimet teknike dhe ka analizuar zbatimin e këtij projekti në praktikë. Projekti, që realizohet në kuadër të kontratës me numër 616-23-4130-1-1-1, Furnizimi me bicikleta për Kryeqytetin, synon zbatimin e Planit të Mobilitetit, duke krijuar mundësi për përdorimin e biçikletave nga qytetarët, me qëllim uljen e varësisë nga automjetet dhe promovimin e një mënyre më të qëndrueshme të lëvizjes.
Gjatë vizitës në terren, ekipi vlerësoi realizimin e kontratës dhe përputhshmërinë e saj me qëllimet e projektit. Ky auditim social përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe përfshirjes aktive të komunitetit në monitorimin e projekteve publike.
Të gjeturat dhe rekomandimet e identifikuara gjatë këtij procesi do t’i adresohen Komunës së Prishtinës për të siguruar përmirësime në zbatimin e projekteve të ardhshme.

Lexo Më Shumë
Evaluation of the Project for Building Bus Shelters in villages of Kamenicë

Vlerësimi i projektit për ndërtimin e pritoreve të autobusëve në fshatrat e Kamenicës

Projekti për ndërtimin e pritoreve të autobusëve në disa lokalitete të Komunës së Kamenicës, përfshirë Hogosht, Shipashnicë e Poshtme, Hodonoc, Topanicë, Koretin dhe Kamenicë, ishte në fokusin e një procesi të monitorimit të organizuar nga OJQ Fortesa në bashkëpunim me përfaqësues të komunitetit dhe KDI-në gjatë muajit nëntor.

Pas analizës së dokumentacionit të projektit, ekipi realizoi vizita në të gjitha vendet e parashikuara për ndërtimin e pritoreve, duke vlerësuar ecurinë dhe përmbushjen e angazhimeve.

Çështjet që lidhen me planin dinamik dhe ritenderimin e projektit do të përfshihen në raportin përfundimtar që do t’i dorëzohet Komunës së Kamenicës, së bashku me rekomandimet dhe gjetjet kryesore nga ky proces.

Lexo Më Shumë

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?