Të Gjitha Aktivitetet
Ora e Gjelbër në Skenderaj
Organizimi i orëve të gjelbra ka vazhduar këtë javë në Skënderaj. Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarët kanë diskutuar me kryetarin e Skenderaj, Fadil Nura rreth politikave të gjelbra lokale dhe premtimeve të tij në këtë fushë.
Fillimisht, përfaqësues të organizatës, Iniciativa Qytetare e Skenderajt, kanë paraqitur një raport ku janë përmbledhur premtimet e gjelbra të kryetarit të Skenderaj rreth. Ndër premtimet kryesore që janë përmendur në këtë organizim kanë qenë: projektet e gjelbrimit, rregullimi i parqeve, shtigjet e ecjes, trajtimi i ujrave të zeza, etj.
Nga ana tjetër, kryetari Fadil Nura ka përmbledhur aktivitetet që janë realizuar dhe po realizohen rreth projekteve që kanë për synim përmirësimin dhe mbrojtjen e ambientit. Ai ka folur edhe për sfidat në mirëmbajtjen dhe përfshirjen e sa më shumë vendbanimeve në këtë komunë. Si arsye të veçantë, kryetari Nura ka përmendur edhe mundësitë buxhetore dhe kujdesin ndaj mjedisit si përgjegjësi kolektive.
Kryetari Nura ka thënë poashtu se si politikë lokale në fushën e ambientit është investuar në gjelbrim të qytetit dhe makineri për mirëmbajtje. Ndërkohë, ka përmendur edhe iniciativat për zhvillimin e turizmit në disa pjesë të komunës, duke përfshirë edhe shtigje të ecjes.
Takim me kryetarin e Skenderajt
Në kuadër të takimeve me kryetarë të komunave, përfaqësuesit e KDI-së së bashku me organizatën partnere “Iniciativa Qytetare Skenderaj” IQS, janë takuar me kryetarin e Skenderaj, Fadil Nura. Politikat e gjelbra lokale, llogaridhënia dhe transparenca e pushtetit lokal, ishin temat e diskutuara gjatë takimit. Ndërkohë është folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet pushtetit komunal dhe shoqërisë civile. Kryetari Nura ka folur për projektet komunale që kanë të bëjnë me mjedisin dhe politikat e gjelbra në tërësi, duke shprehur përkushtimin e tij për orientim të qeverisjes lokale drejt qeverisjes së gjelbër dhe përmirësimit të ambientit edhe më shumë. Po ashtu, ai ka vlerësuar rolin e shoqërisë civile, duke ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të plotë.
Takim me kryetarin e Lipjanit
Po vazhdon cikli i takimeve të KDI me kryetarë të komunave dhe me organizatat partnere që veprojnë në këto Komuna.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti në takim me ekipin tonë dhe OJQ-në POLIS shprehu gatishmërinë për implementimin e premtimeve të gjelbëra dhe obligimeve komunale lidhur me agjendën e gjelbër, si dhe konfirmoi përkushtimin e tij në ngritjen e transparencës dhe informimit të qytetarëve.
Ai informoi se komuna veç se ka filluar orientimin drejt qeverisjes së gjelbër përmes implementimit të disa projekteve të cilat në qendër kanë krijimin e hapësirave të gjelbëra publike.
Sanohet deponia inerte në Rahovec falë aktivizmit qytetar
Një sukses i rëndësishëm ambiental është arritur në një përpjekje të përbashkët midis komunitetit të Rahovecit, OJQ-së SHL Kosova dhe KDI-së. Shqetësimet që u ngritën gjatë identifikimit të zonës të prekur nga degradimi natyror si pasojë e hedhjes së mbeturinave inerte në hyrjen e qytetit të Rahovecit, dhe që paraqiste një kërcënim për mjedisin lokal, tashmë janë adresuar nga Komuna e Rahovecit.
Kjo deponi e cila tashmë është sanuar, ishte raportuar dhe dokumentuar edhe në hartën interaktive të degradimeve mjedisore të 𝐊𝐝𝐢-𝐠𝐫𝐞𝐞𝐧.𝐨𝐫𝐠.
Pas angazhimit të përbashkët dhe dialogut konstruktiv me zyrtarët lokalë, deponia tani është pastruar nga Komuna e Rahovecit, duke shmangur një problem mjedisor me të cilin ballafaqoheshin qytetarët e kësaj komune.
Ky rezultat nënvizon fuqinë e angazhimit të komunitetit përmes iniciativave proaktive në mbrojtjen e mjedisit tonën për brezat e ardhshëm.