Të Gjitha Aktivitetet

NGO

OJQ "Fortesa" shfrytëzon dëgjimet publike për të kanalizuar kërkesat për adresimin e degradimeve mjedisore në Kamenicë

Organizata Joqeveritare "Fortesa" nga Kamenica ka përdorur dëgjimet publike të komunës për të ngritur dhe kanalizuar kërkesat konkrete për adresimin e çështjeve të rëndësishme mjedisore. Në kuadër të Planifikimit Buxhetor 2025-2027, "Fortesa" ka propozuar tri çështje kyçe për të cilat ka kërkuar përfshirjen e tyre në buxhetin e ardhshëm komunal.

Në propozimet e dorëzuara me shkrim Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, "Fortesa" ka theksuar rëndësinë e ndarjes së fondeve për zgjidhjen e këtyre problemeve:

  1. Grumbulli i mbeturinave përreth lumit nga Pishina Shkodra deri në Berivojcë – Kërkohet ndarja e buxhetit për pastrimin e kësaj pjese, duke u fokusuar në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e degradimeve të mëtejshme.

  2. Deponia ilegale e mbeturinave në Muciverc, rruga që çon për në Krenidell – "Fortesa" ka kërkuar ndarjen e mjeteve për largimin e këtyre mbeturinave dhe vendosjen e tabelave që ndalojnë hedhjen e mbeturinave, duke parashikuar edhe ndëshkime për shkelësit. Gjithashtu, është propozuar ndarja e fondeve për vitin 2025 për funksionalizimin e lokacioneve të posaçme për deponi mbeturinash.

  3. Ujërat e zeza në lumin e Hogoshtit – Është kërkuar ndarja e fondeve për rregullimin e shtratit të lumit dhe sanimin e problemit me ujërat e zeza që po e ndotin atë.

OJQ "Fortesa" është pjesë e projektit "Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër Komunitar në Kosovë," i cili realizohet në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI). Ky projekt synon të nxisë aktivizmin qytetar dhe përfshirjen komunitare në identifikimin e degradimeve mjedisore, mbrojtjen e mjedisit, si dhe monitorimin dhe promovimin e politikave të gjelbra lokale.

Me këtë iniciativë, "Fortesa" synon të sigurojë që këto probleme mjedisore të rëndësishme të trajtohen në mënyrë të përshtatshme dhe që qytetarët e Kamenicës të kenë një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Lexo Më Shumë
IQS calls for environmental improvement in the Municipality's budget hearings

Iniciativa Qytetare Skenderaj (IQS) kërkon përmirësimin e ambientit në dëgjimet buxhetore të Komunës

Iniciativa Qytetare Skenderaj (IQS) mori pjesë në dëgjimet buxhetore të organizuara nga Komuna e Skenderajt, të mbajtura në Sallën e Kuvendit Komunal. IQS parashtroi disa kërkesa konkrete që lidhen me përmirësimin e ambientit dhe mbrojtjen nga degradimi.

Ndër kërkesat kryesore të paraqitura ishin trajtimi i deponisë së mbetjeve inerte që ndodhet pranë fushës ndihmëse të futbollit, si dhe deponia ilegale në afërsi të impiantit në fshatin Llaushë. Këto hapësira janë një problem serioz për komunitetin dhe kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të ambientit.

Përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt shprehën angazhimin e tyre për të adresuar këto çështje, ndërsa IQS u deklarua se do të vazhdojë të monitorojë progresin dhe zbatimin e këtyre zotimeve në të ardhmen.

IQS mbetet e përkushtuar në promovimin e një mjedisi të pastër dhe të qëndrueshëm në Skenderaj, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet lokale dhe organizatat partnere për të siguruar që kërkesat e qytetarëve të adresohen me përkushtim dhe seriozitet.

Lexo Më Shumë
Meeting with the mayor of the Municipality of Ferizaj

Takim me kryetarin e komunës së Ferizajit

Sot, në Ferizaj, KDI në bashkëpunim me AVONET realizoi një takim me kryetarin e Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu. Në këtë takim u diskutua për zbatimin e projektit "Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër Komunitar" si dhe rëndësinë e orientimit të qeverisjes lokale drejt një qeverisje të gjelbër. Kryetari Aliu u informua që KDI është duke bërë monitorimin e punës së tij në realizimin e premtimeve të gjelbra të bëra gjatë fushatës zgjedhore, si dhe monitorimin e transparencës komunale për vitin 2024, që do të bëhet në kuadër të Transparometrit Komunal 2024.

Kryetari Aliu shprehu gatishmërinë për zbatimin e premtimeve të gjelbra dhe obligimeve komunale lidhur me agjendën e gjelbër. Ai gjithashtu konfirmoi përkushtimin e tij në ngritjen e transparencës dhe informimit të qytetarëve, duke ritheksuar angazhimin e tij për rritjen e transparencës brenda komunës.

Lexo Më Shumë
The International Day of the Environment is marked in Ferizaj

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Mjedisit në Ferizaj

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, në qytetin e Ferizajt partneri ynë AVONET organizoi Orën e Gjelbër. 

Ky aktivitet mblodhi së bashku një grup të larmishëm pjesëmarrësish, përfshirë përfaqësues të këshillave të fshatrave, nxënës të shkollave të mesme, aktivistë mjedisorë dhe zyrtarë nga kompania “Ambienti”. 

Ngjarja filloi me një prezantim mbi konceptin e aktivizmit të gjelbër, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së komunitetit në ruajtjen e mjedisit ku u prezantua edhe platforma e gjelbër “KDI Green” si një mekanizëm për raportimin e degradimit mjedisor. Pas kësaj, u ofrua një përmbledhje e shkurtër e historisë së Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, duke theksuar rëndësinë e saj globale dhe arsyet e festimit të saj. 

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me sfidat mjedisore, veçanërisht mirëmbajtjen e hapësirave publike. Një pikë e rëndësishme e diskutimit ishte shpërndarja e pabarabartë e burimeve dhe kapaciteteve ndërmjet zonave urbane dhe rurale. Sipas pjesëmarrësve shumë komunitete rurale shpesh duhet të mbështeten në organizime vullnetare për të mirëmbajtur hapësirat e tyre publike, duke nënvizuar nevojën për mbështetje më të barabartë institucionale. 

Gjatë këtij takimi, u shfaq si propozim që institucionet lokale të forcojnë këshillat e fshatrave, duke përfshirë iniciativa për t'i furnizuar ata me mjete dhe burime të nevojshme për mirëmbajtjen e zonave të tyre. Një propozim i rëndësishëm i dalur nga takimi ishte poashtu thellimi i bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe bashkësive lokale. Kjo nismë u propozua me synimin që të angazhojë nxënësit në punë "të gjelbër" vullnetare, duke kontribuar kështu në përmirësimin e kushteve mjedisore në komunën e Ferizajt.

Ora e Gjelbër, solli diskutime të cilat theksuan rëndësinë e përfshirjes së gjerë komunitare dhe mbështetjes institucionale për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Propozimet e dala nga takimi, si fuqizimi i këshillave të fshatrave dhe thellimi i bashkëpunimit shkollor-komunitar, janë hapa konkretë drejtë një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për komunën e Ferizajt.


Lexo Më Shumë
Meeting with the mayor of the municipality of Kamenica

Takim me kryetarin e komunës së Kamenicës

Po vazhdon cikli i takimeve të KDI-së me kryetarë të komunave. Në qytetin e Kamenicës, KDI, në bashkëpunim me organizatën partnere Fortesa, u pritën në takim nga Kryetari i Komunës, z. Kadri Rahimaj, ku u diskutua për rëndësinë e orientimit të qeverisjes komunale drejt qeverisjes së gjelbër si çështje e thelbësore për qytetarët, si dhe si përgjigje ndaj kërkesave të agjendës së gjelbër, poashtu dhe rëndësisë së ngritjes së transparencës komunale.

Kryetari Rahimaj shprehu përkushtimin e Komunës së Kamenicës për promovimin e qeverisjes së gjelbër dhe mbrojtjen e mjedisit, si një nga komunat më të gjelbra në Kosovë. Në anën tjetër, KDI prezantoi platformën e saj digjitale www.kdigreen.org , si një mjet për përfshirjen e qytetarëve për të raportuar problemet mjedisore dhe për të qenë pjesë aktive në avokimin për një mjedis më të pastër.

Përfaqësuesit e Komunës së Kamenicës shprehën mbështetjen e tyre për këtë platformë si një mjet të rëndësishëm për qytetarët e Kamenicës për të adresuar shqetësimet e tyre mjedisore në nivel lokal dhe bashkarisht të ngritin vetëdijen për pjesëmarrje aktive në mbrojtje të mjedisit.


Lexo Më Shumë

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?