Të Gjitha Aktivitetet

Meeting with the mayor of the municipality of Kamenica

Takim me kryetarin e komunës së Kamenicës

Po vazhdon cikli i takimeve të KDI-së me kryetarë të komunave. Në qytetin e Kamenicës, KDI, në bashkëpunim me organizatën partnere Fortesa, u pritën në takim nga Kryetari i Komunës, z. Kadri Rahimaj, ku u diskutua për rëndësinë e orientimit të qeverisjes komunale drejt qeverisjes së gjelbër si çështje e thelbësore për qytetarët, si dhe si përgjigje ndaj kërkesave të agjendës së gjelbër, poashtu dhe rëndësisë së ngritjes së transparencës komunale.

Kryetari Rahimaj shprehu përkushtimin e Komunës së Kamenicës për promovimin e qeverisjes së gjelbër dhe mbrojtjen e mjedisit, si një nga komunat më të gjelbra në Kosovë. Në anën tjetër, KDI prezantoi platformën e saj digjitale www.kdigreen.org , si një mjet për përfshirjen e qytetarëve për të raportuar problemet mjedisore dhe për të qenë pjesë aktive në avokimin për një mjedis më të pastër.

Përfaqësuesit e Komunës së Kamenicës shprehën mbështetjen e tyre për këtë platformë si një mjet të rëndësishëm për qytetarët e Kamenicës për të adresuar shqetësimet e tyre mjedisore në nivel lokal dhe bashkarisht të ngritin vetëdijen për pjesëmarrje aktive në mbrojtje të mjedisit.


Lexo Më Shumë
Peja - the next host of the

Peja - nikoqiri i radhës i "Orës së Gjelbër"

Qyteti i Pejës ishte nikoqiri i radhës i "Orës së Gjelbër". Organizata partnere Syri i Vizionit organizoi një diskutim të rëndësishëm, duke sjellë në fokus dialogun e nevojshëm mes autoriteteve lokale dhe komunitetit në komunën e Pejës për të promovuar politikat dhe projektet qeverisëse të gjelbëra.
Në këtë takim u zhvillua një diskutim thelbësor për agjendën politike të Komuna Pejë në fushën e mbrojtjes së mjedisit, si dhe u prezantuan premtimet e gjelbra të Kryetarit Muhaxheri, dhe sfidat për progresin dhe zbatimin e tyre.
Në anën tjetër, Drejtori i Shërbimeve Publike, z. Agron Nikçi, paraqiti përkushtimin e komunës për mbrojtjen e mjedisit dhe investimet aktuale dhe të ardhshme në këtë drejtim. Ndërkohë, qytetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile theksuan nevojën për edukim të hershëm nëpërmjet shkollave për rritjen e vetëdijes qytetare në edukim të hershëm, duke parandaluar këtë problem në faza të hershme. Gjithashtu u theksua nevoja për më shumë inspektorë mjedisor, kushte më të mira për transportin publik dhe promovimin e transportit me biçikletë, si dhe masat për të luftuar deponitë ilegale dhe për të rritur ndërgjegjësimin mjedisin nëpërmjet aktiviteteve shkollore.

Lexo Më Shumë
Green Hour in Skenderaj

Ora e Gjelbër në Skenderaj

Organizimi i orëve të gjelbra ka vazhduar këtë javë në Skënderaj. Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarët kanë diskutuar me kryetarin e Skenderaj, Fadil Nura rreth politikave të gjelbra lokale dhe premtimeve të tij në këtë fushë.

 

Fillimisht, përfaqësues të organizatës, Iniciativa Qytetare e Skenderajt, kanë paraqitur një raport ku janë përmbledhur premtimet e gjelbra të kryetarit të Skenderaj rreth. Ndër premtimet kryesore që janë përmendur në këtë organizim kanë qenë: projektet e gjelbrimit, rregullimi i parqeve, shtigjet e ecjes, trajtimi i ujrave të zeza, etj.

 

Nga ana tjetër, kryetari Fadil Nura ka përmbledhur aktivitetet që janë realizuar dhe po realizohen rreth projekteve që kanë për synim përmirësimin dhe mbrojtjen e ambientit. Ai ka folur edhe për sfidat në mirëmbajtjen dhe përfshirjen e sa më shumë vendbanimeve në këtë komunë. Si arsye të veçantë, kryetari Nura ka përmendur edhe mundësitë buxhetore dhe kujdesin ndaj mjedisit si përgjegjësi kolektive.

 

Kryetari Nura ka thënë poashtu se si politikë lokale në fushën e ambientit është investuar në gjelbrim të qytetit dhe makineri për mirëmbajtje. Ndërkohë, ka përmendur edhe iniciativat për zhvillimin e turizmit në disa pjesë të komunës, duke përfshirë edhe shtigje të ecjes.

 

Lexo Më Shumë
Meeting with the Mayor of Skenderaj

Takim me kryetarin e Skenderajt

Në kuadër të takimeve me kryetarë të komunave, përfaqësuesit e KDI-së së bashku me organizatën partnere “Iniciativa Qytetare Skenderaj” IQS, janë takuar me kryetarin e Skenderaj, Fadil Nura. Politikat e gjelbra lokale, llogaridhënia dhe transparenca e pushtetit lokal, ishin temat e diskutuara gjatë takimit. Ndërkohë është folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet pushtetit komunal dhe shoqërisë civile. Kryetari Nura ka folur për projektet komunale që kanë të bëjnë me mjedisin dhe politikat e gjelbra në tërësi, duke shprehur përkushtimin e tij për orientim të qeverisjes lokale drejt qeverisjes së gjelbër dhe përmirësimit të ambientit edhe më shumë. Po ashtu, ai ka vlerësuar rolin e shoqërisë civile, duke ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të plotë.

 

Lexo Më Shumë
Meeting with the Mayor of Lipjan

Takim me kryetarin e Lipjanit

Po vazhdon cikli i takimeve të KDI me kryetarë të komunave dhe me organizatat partnere që veprojnë në këto Komuna.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti në takim me ekipin tonë dhe OJQ-në POLIS shprehu gatishmërinë për implementimin e premtimeve të gjelbëra dhe obligimeve komunale lidhur me agjendën e gjelbër, si dhe konfirmoi përkushtimin e tij në ngritjen e transparencës dhe informimit të qytetarëve.

Ai informoi se komuna veç se ka filluar orientimin drejt qeverisjes së gjelbër përmes implementimit të disa projekteve të cilat në qendër kanë krijimin e hapësirave të gjelbëra publike.

Lexo Më Shumë

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?